Tifozeritë/ Në Itali dorëzohen dhe pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Ka ‘pushtim’ shqiptarësh, ne me Del Pieron

Itali – Shqipëri merr jetë sot në 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium.

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marottan (presidentin e Interit).

“Në Dortmund ka ‘pushtim’ shqiptarësh, por tek tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marotta”. Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribunat, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marottën dhe Del Pieron.

Të Fundit