Në janar 2020 u hap tenderi për shërbime në Terminalin e Rinasit.TIA ftoi subjektet në sektorët e bar-kafeve, restoranteve dhe dyqaneve të suvenirëve, të shprehnin interesin.Subjetet duhet të ishin të regjistruar me Nipt dhe të kishin eksperiencë të paktën 4 vjecare në fushën, ku do të konkuronin.
Por në datën 27 janar, kur subjetet do të dorëzonin dokumentet, u shtua edhe kontrata konfidenciale, që ato duhet të firmosnin me TIA-n. Si pasojë e këtyre manovrave, Agrofarm me aktivitet në bujqësi u kualfikua për shërbimin bar-kafe. Ndërsa Mulliri i Vjetër, i njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u kualifikua për shitje suveniresh.Emisioni Stop ka siguruar një dokument zyrtar të një ankese kolektive, që disa kompani prestigjoze në botë kanë bërë për mënyrën e zhvillimit të tenderit dhe shpalljes së fituesve nga ana e TIA-s.