“Ti jap ndonjë lek të vogël” ka tumor në shpatull, e heqin nga puna, kamera e fshehte i nxjerr blof

Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, udhëtoi nga Puka drejt Tiranës, për të kërkuar zgjidhje për mospagesën e raporteve mjekësore për periudhën qershor–dhjetor 2025. Sipas ligjit, 14 ditët e para të raportit duhet të paguheshin nga punëdhënësi, HEC-i i Arstit, ndërsa pjesa tjetër nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por pagesat nuk janë kryer.Punëdhënësi pretendon, se Petrit Bala ka lënë punën më 20 qershor 2025, ndërsa raporti mjekësor ka nisur më 21 qershor, duke e konsideruar të pavlefshëm. Ndërkohë, bashkëshortja e tij deklaron, se në datat 20–21 qershor ai ka qenë ende në marrëdhënie pune, por në ditë pushimi.Gjatë një komunikimi me kamera të fshehtë në zyrat e HECi të Arstit në Tiranë, përfaqësues të kompanisë ofruan pagesë dorazi, pa dokumentacion, një zgjidhje, që nuk i shërben përfitimit ligjor të KEMP-it dhe të drejtave nga sigurimet shoqërore.Pas denoncimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore u angazhua për shqyrtimin e rastit dhe orientoi qytetaren mbi procedurat, që duhet të ndjekë për zgjidhje institucionale.

Të Fundit