Akuza, humor, ironi dhe replika kanë shoqëruar seancën e sotme maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku çështja kryesore është votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.
Deputeti i PD Dashnor Sula u shpreh me ironi dhe humor se “Damiani mund të jetë i bukur, dhe unë i shëmtuar, por kemi të drejtë që të jemi të dy në Kuvend nëse na votojnë qytetarët”.
Pas kësaj Damian Gjiknuri ka reaguar duke thënë me humor: Unë të respektoj se të kam mik… ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën të qeshësh.
Por duket se deputetes së opozitës Flutura Açka, nuk i ka pëlqyer ky etiketim, duke i tërhequr vëmendje Gjiknurit.
“E kam më shumë për një shkriftim se po zihen si shumë dhe duket se do kaloni në kacafytje… dëgjova nga Gjiknuri që iu drejtua Sulës që është burrë i shëmtuar, është shumë e shëmtuar kjo që the, dhe doja të thoja veç një shprehje që nuk ka gjë më të shëmtuar se një burrë i bukur”, tha ajo.
Por Gjiknuri i ka sqaruar se përdori fjalën që vetë Sula bëri autoironi.
“Dashi i tha vetes me ironi i shëmtuar, dhe unë i thash që mund të jesh i shëmtuar por ka humor”, tha ai.