Gjatë kohës kur po zhvillohen bisedimet për “Ballkanin e Hapur” në Tiranë, është thyer një gotë teksa kryeministri Edi Rama po kalonte fjalën te Komisioneri për Zgjerimin e Jashtëm Oliver Varhelyi i cili i është bashkuar bisedimeve online.
Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe ky është një lajm i mirë për Ballkanin e Hapur.
“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel. Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.