Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Mickovski: Dënoj nacionalizmin, do hetohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, ka reaguar për thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, duke i dënuar ato si të papranueshme dhe ksenofobike.

I pyetur nga mediat, Mickovski theksoi se organizatorët e ndeshjes, Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës, kishin dënuar thirrjet e tilla.

“Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo tifogrup që të mbështesin në mënyrën e duhur ekipet e tyre. Kjo është që e mbështet qeveria, ndërsa e gjithë tjetra do të jetë objekt i hetimeve”.

Mickovski gjithashtu theksoi se thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike që u dëgjuan në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Rumanisë nuk morën mbështetje nga shumica e të pranishmëve.

“Dënoj thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disave në ndeshjen Maqedoni e Veriut– Rumani, thirrje që nuk mori mbështetjen e të pranishmëve tjerë”.

Të Fundit