Thirrja publike e mjekut për Ramën: Zgjohuni nga gjumi! 7 ambulanca me pacientë me oksigjen presin tek “Shefqet Ndroqi”

Një thirrje publike për kryeministrin Edi Rama si dhe ministren e Shëndetësisë, Manastirliu vjen nga mjeku Dritan Kociaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kociaj ka treguar se në 3 të mëngjesit ka qëndruar prej 3 orësh me pacientë në autoambulancën në derën e ‘Shefqet Ndroqi’, pasi spitali nuk kishte vende të lira.

Mjeku mes të tjerash ai i bën thirrje autoriteteve që të zgjohen nga gjumi dhe të hapin spitalin COVID4.

REAGIMI I MJEKUT

Thirrje publike.
Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi.
Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.
Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.
Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.
Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.
Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.
Po kolapsohet sistemi.
Cdo jete vlen.
Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.
Dritan Kociaj mjek.

Të Fundit