Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka përndjekur një vajzë dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata”, njofton policia.