Thellohet skandali, del edhe lista me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021

Teksa sot Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nisi hetimet dhe dërgoi grupin hetimor në tre institucione, AKSHI-n, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve skandali i publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë po zgjerohet edhe më tej.

Këtë të enjtë mësohet se ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit. Edhe kjo listë duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Opinion.al njoftoi se një listë me paga të qytetarëve, ID dhe pozicionin e tyre të punës po qarkullonte në platformën e komunikimit Whats’App që i takonin  muajit janar të vitit 2021.

Të Fundit