Tha se “po e arrestonin”, Shima sqaron SMS-në që i dërgoi të dashurës: Ishim zënë

Daniel Shima ish-zv/drejtori i AKSHI-it i cili u denoncua i zhdukur ditën e djeshme nga famijarët e tij ka sqaruar në polici rrethanat e ngjarjes. Sipas Shimës mesazhi që i kishte dërguar partneres “po më arrestojnë” kishte ndodhur për shkak të një grindje mes tyre.

Më tej ai vijon duke thënë se e ka bërë këtë veprim për të marrë kohë dhe të qetësohet disa ditë në jug. Nga ana tjetër ai sqaron se është kthyer në shtëpi pasi situata mori përmasa të mëdha mediatike.

“Isha zënë me partneren dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por pashë që ishin shqetësuar familjarët dhe mori përmasa mediatike dhe u ktheva “-ka deklaruar Shima ne polici.

Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij, e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.

Të Fundit