Tërmeti 3.6 ballë i orëve te para të mëngjesit të ditës së sotme me epiqendër në Bubq ka ngjallur sërish frikën tek qytetarët.
Por sizmologu Llambro Duni në një intervistë për News 24 ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, sepse janë pas lëkundje normale.
Duni thekson se tërmet me magnitudë më të lartë nuk do të ketë, por me magnitudë më të vogël po.
“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, tha sizmologu.