Një fëmijë 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Zagrebin mëngjesin e kësaj të diele.
“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë pa shenja jete”, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb, raporton Reuters.
Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga tri tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.
Ministri i brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq u ka thënë qytetarëve të mos harrojnë të mbajnë distancë mes njëri tjetrit së paku 2 metra sepse, siç është shprehur ai “virusi nuk njeh termet”.
Sipas mediave kroate, është rrëzuar edhe një pjesë e majës së katedrales së Zagrebit.