Tërmeti/ 15 pallate të pabanueshme në Vorë, banorët: Duam siguri për të jetuar, s’kemi asnjë përgjigje.

VORE

15 pallate të ndërtuara para viteve ’90 janë ta pabanueshme në Vorë. Banorët denoncojnë për News24 se pikërisht këto pallate kanë qenë të dëmtuara prej tërmetit të parë të 21 shtatorit, dhe pas atij me magnitudë 6.4 righter të 26 nëntorit nuk është marrë asnjë vendim për ta.

Sipas banorëve vetëm një grup ekspertësh rumunë kanë ardhur pas tërmetit të cilat i cilësuan pallatet si të pabanueshme. Ndërsa pas 26 nëntorit ka qenë një inxhinier i Institutit të Ndërtimit i cili ka lajmëruar banorët të dalin jashtë. Prej asaj dite, banorët shprehen se janë pa përgjigje, jashtë dhe pa banesë.

“Gjatë tërmetit të 26 nëntorit kam dalë menjëherë jashtë. Nuk më kishte zënë gjumin ndërkohë fëmijët flinin në dhomën tjetër. Mënjeherë dolëm jashtë, dhe ja tani jemi ende jashtë. Unë dua siguri të familjes që të jetoj këtu.’’- thotë një prej banorëve.

 

Të Fundit