Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen 3 turq në Rinas

Tre shtetas turq janë arrestuar ditën e sotme në Rinas pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit ‘Last guide’, policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.

“Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

Të Fundit