Tenton të vetëdigjet me benzinë 76-vjeçari në Vlorë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një i moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë të martën në Vlorë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Dukat Fshat, ku në banesën e tij ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili pritet të transportohet drejt Spitalit të Tiranës për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Të Fundit