Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, e pëson keq turisti

Sezoni i turistëve të pasjellshëm ka nisur herët për këtë vit në Romë pasi tre vizitorë nga Zelanda e Re kanë hyrë në telashe.

Treshja u ndalua mbrëmjen e së dielës pasi u përpoqën të hynin me forcë në Fontana di Trevi, një atraksion turistik që shpesh kthehet në burim problemesh gjatë pikut.

Teksa autoritetet po i largonin nga zona, një prej turistëve, një 30-vjeçar, ia doli të ikte dhe të hidhej në shatërvan, raportoi një zëdhënës i policisë vendase për CNN.

“Padyshim që ishte nën ndikimin e alkoolit”, tha zëdhënësi. Ai mori 500 euro gjobë dhe i ndalohet që ta vizitojë këtë pikë të qytetit.

Fontana di Trevi u ndërtua në vitin 1762 dhe gjatë 2024-ës iu nënshtrua një pastrimi që kushtoi 330.000 mijë dollarë, gjatë të cilit u tha në mënyrë që të riparohej mermeri i ciflosur nga miliona qindarkat që hidhet në të çdo vit.

Zhytja në shatërvan është ëndrra e shumë vizitorëve, frymëzuar nga skena e famshme e filmit “La Dolce Vita” ku Anita Ekberg hyn në ujë me një fustan mbrëmjeje.

Çdo vit, dhjetëra turistë gjobiten për futjen e këmbëve në ujë apo shisheve. Një numër edhe më i madh tentativash vjedhjeje janë parandaluar pasi ka nga ata që përpiqen të mbledhin monedhat në shatërvan, të cilatnë vit arrijnë vlerën e 1.5 milionë eurove. Këto para mblidhen çdo ditë dhe shkojnë për bamirësi.

Të Fundit