18-vjeçari Armir Hasaj që tentoi të vriste me armë një 16-vjeçar në Kamza dy ditë më parë, ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pasi sipas tij adoleshenti i kishte ngacmuar të dashurën.
Në dëshminë para hetuesve, që është siguruar nga gazetari i Klan Neës Besar Bajraktari, ai ka thënë se me 16-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe janë rritur në të njëjtën lagje.
Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit duke e plagosur.
Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të siguroj armën e krimit, të cilën e mbante në makinë.
Autori u arrestua së bashku me një 19-vjeçar si bashkëpunëtor.