Tentoi të vidhte sërish në të njëjtën banesë, kapet në flagrancë 46-vjeçari në Peqin

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Peqinit pasi u kap në flagrancë në një banesë në lagjen “Xhami”, ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë. I arrestuari, A. R, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet gjithashtu se ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën ku u kap.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një mjet (darë) që përdorej për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Njoftimi i policisë

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:

A. R, 46 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T.

Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit