Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 23 700 euro pa i deklaruar, procedohet polaku

Policia në pikën kufitare të Qafë Thanës ka proceduar penalisht një shtetas polak i cili tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K. u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit