Komisariati i Policisë Dibër ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së një njoftimi për një ngjarje shqetësuese në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë.
Sipas informacionit të parë, një shtetas kishte tentuar të merrte me forcë një vajzë të mitur, 15 vjeçe. Policia ka reaguar shpejt dhe ka mundur të kapë dhe ndalojë shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka kryer veprën.
Aktualisht, materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Dibrës për hetime të mëtejshme.
“Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.
Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.