Policia në Durrës lajmëron se ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur.
Denoncimi në polici është bërë nga një shtetase 21-vjeçare australiane.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.