Tentoi të kalonte mallra kontrabandë në portin e Durrësit, pranga 48-vjeçarit

Policia në pikën kufitare të portit të Durrësit ka arrestuar një shtetas dhe ka nisur hetimet ndaj një tjetri pasi tentuan të kontrabandonin mallra duke i fshehur në automjetet që drejtonin.

Në pranga u vu shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.

Të Fundit