Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 13 mijë euro të padeklaruara, e pëson 41-vjeçari

Një 41-vjeçar kosovar është proceduar penalisht pasi tentoi të hyjë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

41-vjeçari me iniciale V. Z., i procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërsa shuma prej 13.420 eurosh, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit