Tentoi të fuste në vend rreth 16 mijë Euro të padeklaruara, procedohet penalisht 29-vjeçari

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 Euro dhe 1 000 Dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

Të Fundit