Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat. Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat.
Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentifikuar kishin tentuar t’i vinin flakën Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.
Pas fikjes së vatrës së zjarrit, është lajmëruar edhe policia pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.