Tensione gjatë protestës së “Shqipëria Bëhet” para Kryesisë së Kuvendit, përplasje e shtyrje me policinë

Protesta e organizuar nga partia “Shqipëria Bëhet” ka nisur para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Që nga fillimi i tubimit ka pasur tensione, pasi disa protestues janë përplasur fizikisht me policinë, duke i shtyrë dhe tentuar të afrohen drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Për të menaxhuar situatën, policia ka krijuar një kordon sigurie, ndërsa protesta vijon me prani të shtuar të forcave të rendit.

Të Fundit