Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi lajmi i një aksioni të interpolit për parregullsi në trajtimin e mbetjeve spitalore të Covid 19.Para më shumë se një muaji QSUT hapi procedurat tenderin e trajtimit të këtyre mbetjeve, që vijnë nga spitalet Covid, me një fond limit 140 milionë lekë të vjetra për 12 muaj.në tender morën pjesë kompanitë Eco Riciklim më ofertën 98 milionë lekë të vjetra, Pura Medical me 116 milionë lekë dhe Medi Tel me 134 milionë.Nga procedura e prokurimit, që zhvilloi QSUT, u shpall fitues Medi Tel, me ofertën më të lartë 134 milionë lekë të vjetra.Emisioni Stop ka shkuar në të treja kompanitë konkuruese, ku ka parë nga afër teknologjinë e përdorur. Rezulton, se kompania me ofertën më të vogël “Eco Riciklim”, i ka të gjitha kapacitetet dhe teknologjinë për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Madje vetë QSUT, që pretendon, se kjo kompani nuk ka kapacitetet dhe teknologjinë e nevojshme, ka pasur një kontratë me “Eco Riciklim” për 3 muaj për trajtimin e mbetjeve Covid 19, gjatë kohës së pandemisë, para se të zhvillohej tenderi.