Temperaturat pritet të arrijnë kulmin, si parashikohet moti ditën e sotme

I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore por mundësia për reshje është thuajse zero.
Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 42°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Të Fundit