“Telefonin ia ktheva”- ish zv.ministrja rrëfen ngjarjen që e çoi në pranga

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka folur për herë të parë në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO, me 10-muaj burg, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Voda tha se ajo kurrë nuk ka marrë as telefon, as ndonjë shumë parash për të bërë punësimin në administratë të shtetases Florida Beut.

Voda tha se në bisedën miqësore që kishte pasur me miken e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun në një lokal, këto të fundit i kishin dhënë një telefon për 8 mars.

Ajo shton se nuk e pranoi telefonin dhe ua ka dorëzuar shtetasve në fjalë dy orë më vonë.

Sipas saj telefoni i dhuruar nuk është përdorur kurrë prej saj apo ndonjë pjesëtar të familjes dhe kjo është vërtetuar shumë qartë nga tabulatet.

Ajo shtoi se edhe punësimi i pretendeuar nuk u krye kurrë, duke e cilësuar vendimin e GJKKO-së si të padrejtë.

“Dëshiroj të them që ka rezultuar se zonat për shkak të festës së 8 marsit, biseda ka ndodhur më 6 mars, ditë e premte, jemi takuar rastësisht. Kjo prvohet dhe nga provat e fashikkullit. Telefoni ka qenë një dhuratë dhe unë kam refuzuar ta marrë. Rezulton edhe nga pamjet filmike të barit që ne kemi pasur një bisedë, ia kam kthyer mbrapsht zonjës Hasani, por më pas telefoni është lënë në tavolinë. Për shkak se unë isha një person publik, nuk mund të bëja debat në një lokal. Në fund kur janë larguar, unë e kam marrë celularin dhe pas dy orësh e kam kthyer. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time të marrë dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer. Ky telefon nuk është përdor kurrë as nga unë as nga familjarët e mi”, tha Voda.

Të Fundit