Teknologjia dhe koha që fëmijët shpenzojnë në të po kthehet në një problem global. OBSH thotë se 1 në 10 adoleshentë kanë varësi nga interneti. Studimet kryera nga ISHP në vendin tonë tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët në shumicën e kohës përdorin rrjetet sociale për komunikim mes tyre.
“Gati 30% e fëmijëve që kemi pyetur në moshat 12-15 vjeç kanë thënë se gjatë gjithë kohës mbajnë komunikim nëpërmjet internetit me njëri-tjetrin”, tha Andia Meksi, specialiste ISHP
Por kjo varësi shkakton problem të zhvillimit psikologjik dhe në sjelljen e tyre.
“Bëhen nervoz edhe kur nuk janë në rrjetet sociale, çrregullimi dismorfik, ose imazhi jo real për trupin mund ti çojnë në një sërë problemesh psikologjike, emocionale por mbi të gjitha në sjellje”, tha specialistja.
Teknologjia është parë që ka ndikim pozitiv nëse përdoret në mënyrë racionale. Ndaj ekspertët rekomandojnë.
“Duhet që prindërit të jenë të kujdesshëm për të monitoruar faqet se ku fëmijët e tyre ekspozohen, me kë komunikojnë dhe çfarë shikojnë”, shton Andia Meksi.
Të varur nga internet janë edhe të rriturit, ndaj ekspertja këshillon të bëhet detox,duke e lënë telefonin apo pajisjet e lidhura me internet pa përdorur të paktën disa orë gjatë ditës.