Një studim në Britaninë e Madhe ka treguar se personat që jetojnë vetëm, të izoluarit social dhe që nuk takojnë të afërmit janë 77% më shumë të rrezikuar nga vdekja. Takimi të paktën një herë në muaj do të ndryshonte shumë
Në luftë me kohën, vrapojmë të mbyllim punët e rëndësishme dhe përfundojmë duke I shtyrë takimet e ngrohta me të afërmit, përmes një telefonate me justifikime.
Por një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar tregon se të mos shohësh të dashurit të paktën një herë në muaj dhe të jetosh vetëm, rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes.
458 mijë e 146 persona të rritur me një moshë mesatare prej 57 vjec, që raportuan 5 lloje të ndryshme të lidhjeve sociale, u gjurmuan nga ana shëndetësore dhe gjenetike për rreth 12.6 vjet.
Akademikët në Universitetin e Glasgoë zbuluan se çdo formë e izolimit social, si të jetuarit vetëm, shpesh duke u ndjerë i vetmuar, ose vizitat e rralla nga miqtë dhe familja, lidhej me një rrezik më të lartë për të vdekur.
Njerëzit që nuk u vizituan kurrë nga miqtë ose familja kishin 53% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe një rrezik 39% më të lartë të vdekjes krahasuar me ata që takoheshin çdo ditë.
Ata që jetojnë vetëm kanë 48% më shumë gjasa për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, vijon studimi, ndërsa shton se personat që përjetojnë më shumë se një nga format e izolimit social kanë një rrezik edhe më të lartë.
Njerëzit që jetonin vetëm dhe nuk panë kurrë miqtë ose familjen kishin një rrezik 77% më të lartë për të vdekur, në rastet më të shpeshta nga nga sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru.
Por vizitat e ngrohta nga familja apo rrethi shoqëror qoftë edhe vetëm një herë në muaj mund ta zvogëlojë këtë rrezik, përfunduan studiuesit.