Të shtruar në spitale të ndryshme, çifti ribashkohen për ditët e fundit së bashku

Një burrë mundi të kalonte momentet e tij të fundit duke mbajtur dorën e gruas së tij pasi infermierët ribashkuan çiftin që ishin shtruar në spitale të veçanta. Richard Hodges, 77 vjeç, vdiq në Spitalin Royal Derby me Julian, me gruan prej 50 vjetësh, pranë tij. Ndërkohë, zonja Hodges vdiq disa javë më vonë. Djali i çiftit Chris ka lavdëruar stafin për “aktin e tyre të jashtëzakonshëm të mirësisë”.

Rhianne Roberts, një infermiere që ndihmoi për të bashkuar çiftin, tha se “ishte shumë emocionuese për të gjithë ne”. Zonja Hodges, 76 vjeç, dhe bashkëshorti i saj u shtruan në spitale të ndryshme në të njëjtën ditë në korrik.

Spitalet thanë se zoti Hodges ishte trajtuar për një infeksion, i cili ishte përhapur dhe shkaktuar simptoma neutropenike. Erdhi koha që trajtimi i tij të përfundonte dhe gjithçka që mund të bënte stafi ishte që t’i jepnin mundësi atij të prehej i qetë.

Ekipet e Spitalit Komunitar në Derby, ku zonja Hodges po merrte kujdes paliativ si dhe spitsali ku ishte shtruar burri bashkëpunuan për të ribashkuar çiftin. Stafi i gjeti çiftit një gji me dy shtretër në spitalin Royal Derby, ku ata u ribashkua.

Z. Hodges vdiq të nesërmen dhe zonja Hodges ndërroi jetë disa javë më vonë, më 26 gusht. Djali i tyre Chris tha se familja e tyre kishte “humbur shpresën për t’i ribashkuar”, kështu që ishin “të prekur jashtëzakonisht” nga dashamirësia e ekipeve mjekësore.

 

Të Fundit