Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Koplikut, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri ndaj një automjeti në lëvizje, burime bëjnë me dije se incidenti dyshohet t ketë ndodhur pas një konflikti banal që ka nisur më herët në doganën e Hanit të Hotit.
Mësohet se automjeti është qëlluar me 5 plumba në hyrje të Koplikut, të cilat kanë goditur pjesën e pasme të makinës. Nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.



