Një konflikt me sende të forta mes disa personave ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Kamëz.
Në rrugën “OSBE” ku ka ndodhur konflikti, policia ka gjetur edhe një gëzhojë.
Nga verifikimet ka rezultuar se e shtëna ka qenë në ajër dhe nuk ka persona të lënduar. Një i dëmtuar është nga sendet e forta, i cili ndodhet në spital.
Mësohet se personat e përfshirë në sherr lëviznin me dy mjete të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.