Të shtëna me armë zjarri në Shkodër janë regjistruar paraditen e kësaj të hëne.
Bëhet me dije nga burimet për media se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurit dhe as motivi i ngjarjes.
Nga ana tjetër policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.