Në 1992, këmbana e Kishës së Shën Kollit në Rehovë u vodh dhe asnjëherë më pas nuk u gjend.
Ditët e fundit është duke u ndërtuar kisha e Shën Thanasit, në të njëjtin fshat, ndërkohë që para pak ditësh punëtorët kanë gjetur pikërisht këmbanën e vjedhur para 30 vitesh.
Njëkohësisht, “të penduarit” kanë kthyer edhe këmbanën e Kishës së Shën Mërisë, kishë kjo në Gostivisht.
Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit, që po ndërtohet gjatë rrugës së Rehovës./Euronews Albania