Dy vëllezër, Durim dhe Artan Shehaj, janë në një konflikt për cështje prone. Problemi ka lindur, pasi certifikatat e dy kateve të banesës, janë regjistruar vetëm në emër të Artanit, edhe pse Durimi thotë, se ka kontribuar në ndërtim.Ky i fundit akuzon kunatën e tij, Teutën, se i ka vënë kushte të padrejta për çdo veprim në shtëpi, duke kërkuar nënshkrime dhe miratime për çdo hap. Nga ana tjetër, Teuta Shehaj deklaron, se kërkesat e saj janë të drejta dhe pretendon, se është dhunuar nga Durimi gjatë jetës së saj. I shoqi i Teutës, Artan Shehaj përpiqet të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por konflikti tregon, se tensionet janë aty dhe cështja e pronësisë së shtëpisë, është e pazgjidhur.




