Bashkëpunimi i ISSH-së me Postën Shqiptare u pretendua të sillte lehtësira për pensionistët, por jo rrallë ka sjellë shqetesime. Një denoncuese anonime tregon, se ka prindërit pensionistë 82 dhe 77 vjec, të cilët merrnin pensionin në Postën Shqiptare Lac. Para dy vitesh të moshuarit shkojnë për arsye shëndetsore në Itali, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë qëndruan atje për dy vjet. Pasi kthehen, mësojnë se pensionin e tyre e kishte tërhequr arkëtarja Lindita Bushi.Vajza e pensionistëve interesohet tek Posta Shqiptare Lac, dhe drejtori i thotë, se problemi do të zgjidhej.Më pas në filialin e Lezhës sqarojnë, se rasti po ndiqet, dhe cështja ishte në prokurori. Për këtë rast pyesim drejtuesin e Postës Shqiptare, Dega Lac, Dilaver Lika. Ai thotë, se arkëtarja Lindita Bushi pranoi, që kishte bërë vjedhjen e 30 milionë lekëve dhe Bushi u shkarkua nga detyra, ndërsa cështja shkoi në prokurori.Edhe Pjerin Cuku, Drejtor i Postës Lezhë pohon të njejtën gjë, duke thënë, se cështja do të zgjidhet, pasi të shprehet prokuroria.Por deri atëherë, të moshuarit nuk kanë para për bukë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]