Të lidhur me bandën Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Po ashtu arrest në burg u la edhe për anëtarët e arrestuar të grupit të Suel Çelës, Marsel dhe Xhino Roka. Ndërkohë mësohet se Apeli ka shfuqizuar masën e sigurimit detyrim paraqitjeje për gazetarin Elton Qyno.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. 18 prej masave të sigurisë janë “arrest në burg” dhe 3 të tjera më të lehta, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “detyrimit për t’u paraqitur” kur goditi grupin e Çelës.

SPAK tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian u dokumentuan nga ky hetim dhe SPAK thotë se me paratë e fituara nga trafiku, organizata ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit.

Mes ngjarjeve të bujshme të zbardhura është tentativa e vrasjes ndaj Ardian Çapjes, në Gusht të 2020, me snajper nga Kodra e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja ndodhet në qeli i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të 2012.

Të Fundit