Të kujt janë 404 mijë euro? Bledi Çuçi pyetet për Alda Klosin

Ministri i Brenshëm Bledi Çuçi, u pyet gjatë konferencës për shtyp këtë të mërkurë në lidhje me vjedhjen e mijëra eurove në banesën e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.

Në përgjigjen e tij, Çuçi, tha se hetimi është në dorën e prokurorisë dhe duhet pyetur organi i akuzës në lidhje me hetimin e parave të gjetura.

Ai shtoi se për sa kohë çështja është nën hetim, rezervohet e drejta e plotë ligjore për të mos dhënë asnjë informacion.

“Duhet të kuptojmë shumë mirë aqet e institucioneve dhe kjo e ka kaluar cakun e policisë dhe është brenda dyerve të prokurorisë nëse doni një përgjigje në lidhje me këtë çështje duhet të pyesni organin e prokurorisë.

Nëse çështja është nën hetim rezervohet e drejta e plotë ligjore për të mos dhënë informacion.

Në këtë moment policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori. Të gjithë dirigjimin e kësaj çështje e bën prokurori, i cili nuk varet as nga Ministri i Brendshëm as nga Ministri i Drejtësisë, sepse janë të pavarur”, tha Çuçi.

Të Fundit