Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, iu ka dërguar një mesazh urimi për 8 Mars, vajzave dhe grave që japin kontributin e tyre në Policinë e Shtetit.
Në mesazhin dërguar efektivëve dhe gjithë personelit të grave në polici, Rrumbullaku vlerëson kontributin e tyre dhe i inkurajon në ushtrimin me profesionalizëm të profesionit të tyre.
“Në cilësinë e kolegut, me të cilin bashkëndan sfidat e misionit të Policisë së Shtetit dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të uroj Gëzuar 8 marsin!
Të inkurajoj të jesh e motivuar çdo ditë, për përmbushjen e detyrës fisnike që mban, pasi botëkuptimi, mirëqenia dhe vlerësimi yt, qëndrojnë jo vetëm në bërthamën e shoqërisë, por janë edhe parimet më të larta dhe më të pacënueshme të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit është familja jote e madhe, në të cilën gjen barazi dhe vlerësim, cilësi këto që të japin mundësinë për promovim të vlerave dhe për ecuri në karrierë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Rrumbullaku.