Në Panahor të Ballshit, më 10 tetor 2025, Çerçis Shahmetaj u përfshi në një aksident, ku dëmi ishte thjesht material. Ai po lëvizte rregullisht në korsinë e tij, kur automjeti tjetër, një Toyota, e goditi në derën e pasme. Policia mbajti procesverbalin dhe shpalli Shahmetajn të pafajshëm.Por pas 10 ditësh, Shahmetaj mësoi, se ishte shpallur bashkëfajtor, megjithëse kishte dorëzuar pamjet filmike, që tregonin qartë të kundërtën. Përveç gjobës së dyfishtë dhe pikëve të hequra nga patenta, ai nuk mund të merrte as dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve, që e kishte vlerësuar dëmin në 1.2 milionë lekë, kur sipas qytetarit, dëmi i plotë kapte 2 milionë lekë të vjetra.Eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, duke parë videon, konkludon, se vetëm një fajtor ekziston, dhe nuk është Shahmetaj. Ai shtoi, se formulime të tilla, shpesh përdoren nga kompanitë e sigurimeve, për të shmangur dëmshpërblimet.



