Të huajt investuan mbi 80 milionë euro në ndërtim në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pasuritë e paluajtshme janë aktiviteti kryesor që kanë tërhequr investimet e huaja direkte, ndjekur nga sektori i nxjerrjes së mineraleve me rreth 61 milionë euro.
Totali i investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë ishte 337 milionë euro, ose 43 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifra është në rritje me 13.5 për qind edhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit.
Italianët ishin investitorët kryesorë me 45 milionë euro, ndjekur nga holandezët me 38 milionë dhe gjermanët me 26 milionë euro.
Investimet e huaja direkte tejkaluan vitin e kaluar 1 miliard eurot, ndërsa nga të dhënat e deritanishme për këtë vit shifra mund të shkojë deri në 1.2 miliardë euro./EuronewsAlbania