Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falenderuar presidentin e vendit tonë, Ilir Meta. Përmes një postimi një Twitter Zelensky shkruan se vlerëson solodaritetin e Shqipërisë në lidhje situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.
“I jam mirënjohës Presidentit@ilirmetazyrtar për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë ??për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë”, shkruan Zelensky.
Më herët Kreu i Shtetit në një postim në Facebook, u shpreh se Shqipëria qëndron krah popullit të Ukrainës, në mbështetje të integritetit dhe të drejtës që ata kanë për të zgjedhur aleancat në të ardhmen.