Pëllumb Shalari drejtues i policisë për mbrojtjen nga zjarri tha në një intervistë për “Good Moorning Albanians, se vitin e kaluar janë vënë para përgjegjësisë penale 5 piromanë.
Piromanët tha ai nuk janë vetëm ata që e kanë hobi vënien e zjarrit, por edhe ata që vënë zjarre me qëllim që të marrin kullota të reja në mënyrë të paligjshme. Për këto ngjarje Shalari tha se janë masa dhe se personave të tillë nuk u është lejuar më të mbajnë kullota.
“Vitin e kaluar janë vënë para përgjegjësisë ligjore 5 piromanë. Piromanë janë ata që e kanë hobi të vendosin zjarre, por edhe personat që kanë sipërfaqje kullotash e duan t’i shtojnë ato duke djegur e duke marrë sipërfaqe të tjera në mënyrë të paligjshme.
Për këtë ne kemi bashkëpunuar me drejtorinë pyjore dhe atyre u janë hequr kullotat dhe nuk u janë përsëritura më kontratat. Piromanët zakonisht janë adoleshentë”,-tha Shalari.