Të dielën rikthehet ora verore: Një orë më pak gjumë, më shumë ditë

E diela e fundit e marsit shënon edhe ndryshimin e orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara.

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.
Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Ky ndryshim është bërë për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Praktika e ndërrimit të orëve u prezantua për herë të parë në Luftën e Parë Botërore dhe u rivendos sërish në praktikë gjatë krizës së naftës në vitet 1970, duke synuar kursimin e energjisë duke shfrytëzuar dritën e ditës në verë.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Të Fundit