Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e sotme, ku mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën para Kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të karburantit dhe produkteve të tjera.
Ai shprehet se këto protesta nuk i shërbejnë shqiptarëve, por të gjithë e dimë se kush po i nxit dhe kush e do zjarrin. Sipas tij, kush e do realisht Shqipërinë sot, nuk përdoret për non-gratat që nuk e kanë dashur kurrë Shqipërinë.
“PROTESTA NË KOHË LUFTE?! NUK E DI KUJT I SHËRBEJNË, POR JO SHQIPTARËVE DHE TË GJITHË E DIMË SE KUSH PO I NXIT DHE KUSH E DO ZJARRIN. KUSH E HEDH GURIN DHE KUSH NUK HEZITON TË FSHEHË DORËN. KUSH E DO REALISHT SHQIPËRINË SOT, NUK PËRDORET NGA NONGRATAT KUDO QË NUK E KANË DASHUR KURRË SHQIPËRINË”, shkruan Balla.