Pas dënimit për ndeshjen me Poloninë, Kombëtarja shqiptare ka marrë dhe një tjetër dënim nga FIFA për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes me Hungarinë.
FSHF-ja është gjobitur nga FIFA dhe dy herë të tjera. E para, për dronin që u ngrit në “Air Albania” në sfidën ndaj Hungarisë në 5 shtator. Droni mbante një banderolë ku shkruhej “Taulant Balla, Elbasani ty të do”.
Këtë FIFA e cilëson si ‘’veprim që cënon sigurinë e ndeshjes që përfshin hedhjen e objekteve, ngritjen e dronëve apo përcjelljen e mesazheve jo të duhura për një ndeshje sportive. Për këtë, FSHF-ja është gjobitur me 37 500 franga.
Ndërkohë, gjoba tjetër prej 5 mijë frangash për shkak të tejkalimit të numrit të kartonëve në sfidën ndaj Polonisë që kuqezinjtë luajtën në transfertë në datën 2 shtator.