Taulant Balla: Do jem i pari që do bëjë më shumë në këtë mandat të tretë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme të gjithë zërave dhe aludimeve të bëra në emër të tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se sa të ketë forcë për tu marrë me politikë do të jetë një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen e tij politike.

“E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit , nder që dua vetëm t’ia kthej çdo ditë me gjithë forcat e mia”, shkruan Balla.

Ndër të tjera Balla shkuan se nuk i ka dashur kurrë ata persona që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara.

“Prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë”, thekson Balla.

Postimi i plotë:

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.

Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist , i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve.

E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit , nder që dua vetem tia kthej ccdo ditë me gjithë forcat e mia.

Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.
#gatipërshqipërinë

Të Fundit