Tamarë/ Infermieret pensioniste në punë fituesit e protalit rrugëve…

Nga portali “infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune.Në Qendrën Shëndetsore të Tamarës ka dalë një vend vakant në 30 mars 2024. Përvec këtij vendi, në këtë qendër, janë dhe dy infermiere, që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të rrinë në detyrë.Një vajzë është drejtuar në redaksinë tonë, duke thënë, se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. Por infermieret, që kanë mbushur moshën mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar.Vetë infermieret pranojnë, se kanë mbushur moshën e pensionit, por thonë, se nuk ka se kush t’i zëvendësojë.Edhe pse nuk ka asnje kërkesë, sërish sipas rregullit, duhet që të shpallen vendet vakante. Në Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, na u tha, se eshte një vend i lirë në Tamarë. Në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetesor na premtuan, se në pak ditë do të thirren të interesuarit për vendin vakant.

Të Fundit